Klikoni ketu per
te njohur aktivitetin ne Palester.

PERSHKRIMI BIOGRAFIK I SHKOLLES

Shkolla jo publike “VINÇENC PRENDUSHI” është shkollë 9-vjeçare ku mësojnë nxënës të moshës nga 6 – 15 vjeç. Në këtë shkollë mësimi zhvillohet me programet e shkollës publike me disa ndryshime të aprovuara nga Ministria e Arsimit dhe Drejtoria Arsimore e qytetit të Durrësit. Është futur në programin mësimor:
• Gjuha italiane nga klasa e dytë deri në të nëntën (2të - 9të)
• Gjuha angleze nga klasa e tretë deri në të nëntën (3të – 9të)
• Informatika nga klasa e tretë deri në të nëntën (3të – 9të)

Çdo pasdite, me nxënësit që kanë mangësi në përvetësimin e programit mësimor zhvillohen orë konsultimi falas. Gjithashtu zhvillohen dhe aktivitete sportive.
.

STRUKTURA E SHKOLLES

Në shkollë mësojnë aktualisht 880 nxënës të ndarë në 28 klasa. Klasat e ciklit të ulët :
Klasat e 1 a, b, c ; klasat e 2 a, b, c ; klasat e 3 a, b, c, d ; klasat e 4 a, b, c ; klasat e 5 a, b, c.
Klasat e ciklit të lartë të shkollës 9-vjeçare:
Klasat e 6 a, b, c ; klasat e 7 a, b, c ; klasat e 8 a,b, c ;dhe klasat e 9 a, b, c.
Në dispozicion të nxënësve përveç 28 klasave janë edhe:
• Biblioteka e shkollës.
• Dy salla të informatikës të pajisura me kompjutera.
• Dy klasa ku zhvillohet ora e muzikës, pajisur me vegla muzikore.
• Një laborator ku zhvillohet lënda e fizikës dhe e kimisë.
• Salla e televizorit.
• Dy palestra ku zhvillohen orët e fiskulturës dhe aktivitete të ndryshme sportive. Pranë palestrës është dhe infermjeria (ndihma e shpejtë).
• Dy salla për mësuesit.
• Një sallë pritjeje.
• Një sallë e artit dhe teknikës.
• Një sallë – ekspozitë e përhershme me punët artistike të nxënësve.
• Rreth shkollës lulishte dhe zona të gjelbëruara.

Shkolla qëndron e hapur nga ora 7.30 deri me 13.20, nga e hëna në të premten.

Grupi i Mesuesve
Shkolla Prendushi
ne foto - fundi i vitit 2008

ne qender
SUOR DONATA - drejtoresha.


 
© Copyright Shkolla Vincenc Prendushi 2008. All Rights Reserved.