Hapat e parë të higjenës gojore

Pubblicato: Merkure, 02 Prill 2014

 

Shkolla jopublike 9-vjeçare “Vinҫenc Prendushi” në bashkëpunim me Fondacionin Zoja e Këshillit të Mirë dhe me mbështetjen e Rotary Club të Durrësit-Vallemoso e të Kryetarit të Bashkisë Durrës prezanto projektin :

“ DHËMBË TË SHËNDETSHËM, BUZËQESHJE E LUMTUR “

  

PERSHKRIMI I PROJEKTIT:

Nga shkolla “Vinҫens Prendushi” u përfshinë 501 nxënës nga e para në të pestën duke i’u përmbajtur 2 qëllimeve:

1)     Të transmetojmë tek fëmijët rëndësinë e mirëmbajtjes së shëndetit të kavitetit oral

2)     Të nxisim vetëdijen e tyre mbi pasojat sistematike që mund të vijnë nga neglizhenca dhe mos kontrolli.

Në bazë të këtyre qëllimeve u punua për arritjen e këtyre objektivave:

1)     Të informojmë ҫdo nxënës mbi higjenën e kavitetit oral

2)     Të mësojmë se si të përmirësojmë shëndetin e dhëmbëve duke parandaluar infeksionet që ndikojnë në mënyrë sistematike në mirëqënien  fizilogjike të organeve të tjera.

3)     Ti edukojmë kulturën për të pasur si të drejtën e tyre për tu kontrolluar në mënyrë periodike.

4)     Sesibilizimi i prindërve në lidhje me problemet shëndetësore të fëmijëve.

 

Për realizimin e këtyre objektivave nxënësit u ndanë në 8 grupe me nga 63 fëmijë. Çdo javë qëndra spitalore universitare Zoja e Këshillit të Mirë do të mirëpresë njërin nga grupet. Vizita e fëmijëve që do të ndahen në tre minigrupe do të zgjasë nga ora 900-1200 dhe do të përmbajë tre aktivitete:

1)     Një leksion mbi rëndësinë e parandalimit të prishjes së shëndetint e kavitetit oral me udhëzime specifike për higjenën orale.

2)     Një konsultë stomatologjike për secilin fëmijë, të shoqëruar nga një fletë  diagnose që do t’u dorëzohet prindërve, pranë ambjenteve të Klinikës Stomatologjike Universitare “Zoja e Këshillit të Mirë”

3)     Një vizitë në ambjentet e gjelbërta të Kampusit Universitar ZKM.