700-vjetori i vdekjes së Dante Alighierit

Pubblicato: Enjte, 27 Maj 2021
Në 700 - vjetorin e ndarjes nga jeta të Dante Alighieri, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë, Qendra për hapje dhe Dialog organizoi dje maratonën e leximit të veprës "Komedia Hyjnore".
Vepra paraqet një alegori epike trekëndëshe të shpirtit njerëzor dhe një përmendore, në të cilën me fantazinë e tij të mrekullueshme si arkitekt gjenial ai ngriti ndërtesën e mbretërisë së botës së përtejme.Me fjalë të tjera është një përshkrim i udhëtimit fantastik të autorit nëpër tri mbretëritë e përjetshme : Ferrit, Purgatorit dhe Parajsës.
Shkolla jone u paraqit me këngën XXXIII të Parajsës, ku shkojnë shpirtrat e bekuar nga Hiri Hyjnor. Dhe zëri melodioz e i ëmbël i nxënëses së klasës IX Emmi Rushiti i këndoi këtij shtegëtimi që bëhet duke patur “Perëndinë në mendje dhe zemër”
 

Kliko për të dëgjuar këngën.